Një person humb jetën në një aksident në rrugën Laç - Mamurras

exit.al 30 Maj 2021, 09:24

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën e vjetër që lidh Laçin me Mamurrasin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit.

Viktima, 45 vjeç, ka qenë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga një automjet, sipas policisë.

Autori është larguar nga vendngjarja pas aksidentit dhe është shpallur në kërkim.