Një pacient i sapo diagnostikuar me COVID, në gjendje kritike për jetën

exit.al 19 Mars 2020, 01:53

Një person në mes të 60-ve është diagnostikuar me COVID-19, të mërkurën në orët e vona të mbrëmjes, dhe është shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT.

Burime të besueshme për Exit News raportojnë se gjendja e tij është kritike dhe ai është vendosur nën terapi intensive me frymëmarrje të komanduar përmes respiratorit.

Ai është personi i 60-të me COVID-19, numër që pritet të rritet pas raportitmit të përditshëm sot rreth orës 11. Në Spitalin Infektiv të QSUT-së gjenden tre persona në terapi intensive, por që uk kanë nevojë për frymëmarje të komanduar.

Dy persona me COVID-19 kanë humbur jetën—të dy vuanin nga sëmundje të tjera të rënda.