Në Itali trupat e viktimave të koronavirusit shoqërohen nga ushtria

exit.al 19 Mars 2020, 01:21

Në Itali, ushtria po shoqëron rreth 70 arkivole të të vdekurve me koronavirus, nga varrezat e Bergamos në furrat e djegies të rajoneve të tjera, që i kanë pranuar. Pasi të kremohen, hiri do t'i rikthehet familjeve.

Italia pati sot 475 viktima të reja nga koronavirusi. Në total Italia ka 2 978 të vdekur me koronavirus, nga fundi i janarit deri më sot. Ajo është vendi i dytë me numrin më të lartë të të vdekurve pas Kinës.