Ahmetaj merr edhe portofolin për koronavirusin

exit.al 19 Mars 2020, 00:14

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj është ngarkuar edhe ministër për koronavirusin.

Sipas vendimit të miratuar sot, Ahmetaj do të drejtojë të gjithë veprimet e qeverisë për koronavirusin, përfshirë edhe planin ekonomik që do të publikohet nesër.

Ahmetaj u emërua Ministër për Rindërtimin në dhjetor 2019, pas tërmetit të 26 nëntorit. Më parë ai ka mbajtur postin e Ministrit të Financave.