Një orë shi përmbyt Librazhdin, Beratin dhe Korçën

exit.al 10 Qershor 2020, 20:19

Rreth 60 minuta ka zgjatur shiu që përmbyti tre qytete në Shqipëri pasditen e 10 qershorit.

Berati, Korça dhe Librazhdi janë bllokuar nga uji që ka përmbytur rrugët, duke ndaluar lëvizjen me makina edhe në akse kombëtare.

Rruga nacionale që lidh Elbasanin dhe Librazhdin është e bllokuar dhe ka rënie gurësh në rrugë pranë kthesës së Murrashit.

Rrugët e qyteteve janë kthyer në përrenj. Niveli i ujit në qytete ka arritur mes 30-40 cm.

Deputeti socialist i Librazhdit, Taulant Balla shkruajti në Facebook se Shtabi i Emergjencave po merr masat për situatën.

Për demokratët faji është i qeverisë. “Ky është rezultati i vjedhjes urbane” shkruan ish deputeti Endri Hasa.