Dy policë në Tiranë të infektuar, vetëizolohen 7 të tjerë

exit.al 15 Korrik 2020, 09:03

Dy policë në Tiranë janë infektuar me Covid-19. Dyshohet se ata janë infektuar gjatë punës.

Shtatë kolegë të tyre janë vetëkarantinuar, në pritje të rezultateve të analizave.

Një prej policëve është shtruar në spitalin Infektiv, ndërsa tjetri është i vetëizoluar në shtëpi.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik për rastet dhe po teston familjarët dhe kolegët e tyre.

Shpërndaje te miqtë