Kosova regjistron 109 raste të reja dhe 8 viktima

exit.al 29 Dhjetor 2020, 15:17

Në Kosovë ditën e martë janë regjistruar 109 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 744 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka një total prej  50.910 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars. Në Kosovë janë shëruar 454 pacientë.

Prej tyre, 1.325  qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë