Nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës në janar

exit.al 29 Dhjetor 2020, 16:59

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës do të nisin në janar, deklaroi të martën Artan Shkreli.

Synimi është  që koha e udhëtimit të jetë 19 minuta, pohoi Shkreli gjatë konferencës së fundvitit.

Ai tha se me rëndësi do të jetë se ajo do të përdoret për transportin e mallrave.

“Po shikohet mundësia që kjo hekurudhë të elektrifikohet. Mendohet që rruga Tiranë-Durrës të bëhet për 18-19 minuta që është kohë e shkurtër. Trenat do bëjnë vajtje-ardhje. Edhe Rinasi do të arrihet shumë shpejt. Objektivi është 9 minuta”.

Shkreli tha se peshën më të madhe në hekurudhë do ta mbajë spastrimi i mallrave.

“Me fillimin e vitit fillojnë punimet ka marrë fund procesi burokratik”, tha ai.

Ndërsa për çmimin e biletës, tha se do të diskutohet në varësi të kompanisë

Shpërndaje te miqtë