“Refuzoj të zbatoj vendimin e kryeprokurores së përkohshme. Unë nuk jam i komanduar. Jam i caktuar i përkohshëm dhe prokurori i përkohshëm nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra. Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë. Unë nuk e braktis detyrën!”
Prokurori Gina I bëri thirrje dhe kolegëve të tij që të mos lejojnë që pozicioni I tyre “të shërbejë për qoka”, por të zbatojnë ligjin:“I bëj thirrje dhe kolegëve të jmi që janë në të njëjtin pozicion si unë, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe figurës si prokuror i Republikës. Të mos lejojnë që pozicioni i tyre të shërbejë për qoka, apo ta kthejnë prokurorinë në prokurori qokash. Për ti bërë qoka njërit apo tjetrit, ne jemi prokurori dhe duhet të zbatojmë vetëm ligjin.”
Sot, Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Marku shkarkoi nga detyra dhe prokurorët e Fierit dhe Kukësit. Ndaj Markut, po sot u bë dhe një padi nga prokurorja Rovena Gashi për shkarkim të padrejtë nga detyra në krye të Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurori, pak javë më parë. Shpërndaje te miqtë
