Nishani kritikon shpejtësinë e procesit të zgjedhjeve ne parti

exit.al 17 Maj 2021, 22:32

Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se shpejtësia e procesit të zgjedhjve në parti lë hapësirë për manipulim. “Vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, është i parakohshëm, ka një tentative manipulimi dhe për t'i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve”, u shpreh Nishani në një intervistë me Babaramon, të hënën. Nishani u shpreh se PD duhet të merrte tre vendime:

Analizë të humbjes deri në strukturat e partisë.

Marrja e përgjegjësisë nga drejtuesit e PD-së duke nisur me kryetarin.

Krijimi i një komisioni të përkohshëm me personaliteti i cili do ta menaxhonte gjithë procesin e analizës që ka të bëjë me të ardhmen e PD.

Ai shtoi se “PD duhet të punoj 20 herë më shumë që të kapë ritmin dhe është e vështirë me këtë lidershipi”. “PD duhet të hapet ndaj shoqërisë, duhet gjetur formulë bashkimi”, përfundoi Nishani.