Nis verifikimi i votës së diasporës në Kosovë

exit.al 18 Shkurt 2021, 13:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka verifikuar votat e diasporës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri më tani janë verifikuar 5.778 fletëvotimi, nga të cilat 1.632 janë të pavlefshme dhe 4.146 të tjera do të numërohen.

Të dhënat u publikuan nga organizata Germin, e cila ndjek procesin e numërimit të votave në Kosovës.

Në Kosovë mbërritën 43 447 pako me fletëvotime nga diaspora më 13 shkurt. Për zgjedhjet e fundit 100 mijë kosovarë që jetojnë jashtë vendit kishin të drejtën e votës.

KQZ ende nuk ka lajmëruar se kur do të nisë numërimi i fletëve të votimit.

Zgjedhjet e 14 shkurt u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shpërndaje te miqtë