Nis takimi Rama - Hoti në Pallatin e Brigadave

exit.al 3 Korrik 2020, 10:24

Kryeministri Edi Rama ka pritur të premten në Pallatin e Brigadave kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, me një ceremoni zyrtare.

Hoti dhe Rama do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në përfundim të takimit.

Kreu i shtetit të Kosovës do të zhvilloje takime edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar.

Kjo vizitë e kryeministrit Hoti vjen pas asaj të kryeministrit Rama në Prishtinë, që lidhej me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Shpërndaje te miqtë