Përmet, mbyllet kopshti, edukatorja me Covid-19

exit.al 3 Korrik 2020, 09:00

3 persona të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në Përmet në 24 orët e fundit.

Një prej të infektuarve është një edukatore kopshti.

Pas konfirmimit të lajmit, kopshti është mbyllur dhe dezinfektuar.

Të infektuarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po trajtohen në shtëpitë e tyre.

Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik po vijohen hetimin epidemiologjik dhe testimin e të afërmve të tyre.

Shpërndaje te miqtë