I kërkuar prej 2018-ës, arrestohet në Bulqizë një 32-vjeçar

exit.al 3 Korrik 2020, 09:27

Fadil Tërnova, 32 vjeç, u arrestuar të premten në Bulqizë, i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Ai u arrestua në shtëpinë e tij,  i fshehur në ambientet e një bodrumi të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.

Tërnova është shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “heqje e paligjshme e lirisë”, “kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 2013, Tërnova është dënuar për vrasjen e një shtetasi në Bulqizë.

Ai po ashtu është hetuar disa herë për vepra penale të tilla si kanosje, shkatërrim prone, përndjekje.

Shpërndaje te miqtë