Nis punën Njësia shtetërore Antikorrupsion, sekuestron dosjet e pronave në Sarandë dhe Vlorë

exit.al 26 Qershor 2021, 11:30

Njësia Anti-korrupsion nën varësi të qeverisë ka marrë dosjet problematike të pronave në Vlorë dhe në Sarandë gjatë kësaj jave. Të mërkurën, ekipi i antikorrupsionit Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku kanë marrë disa dosje nga hipoteka e Vlorës.

Ndërsa, të enjten, ata sekuestruan disa dosje në hipotekën e Sarandës.

Ky është aksioni i parë i njësisë Antikorrupsion të krijuar në vitin 2020. Ajo heton korrupsionin e kryer nga punonjësit e adminsitratës publike, shërbimeve publike, regjistrimin, kompesimin, legalizimet e tokës; prokurorimet publike si dhe koncesionet, leje, e licensat.

Njësia mund të bashkëpunojë me struktura të vendeve të tjera përgjegjëse për çështjet antikorrupsion.