Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Malin e Tërbunit

exit.al 16 Gusht 2021, 11:00

Në Malin e Tërbunit vazhdon zjarri. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka nisur shuarja e zjarrit nga ajri.

Sipas ministrisë vazhdon zjarri në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në fshatin Dardhë ku situata është delikate dhe po punohet nga ajri me helikopterin tonë për ta izoluar.

Në fshatin Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave.

Në “Majën e Rrunës” situata e vatrave të zjarrit vazhdon të jetë problematike.

Në fshatin Kaçni në Dibër, gjatë natës zjarri është zhvilluar në dy vatra.