5 viktima në aeroportin e Kabulit

exit.al 16 Gusht 2021, 09:30

Të paktën pesë persona u vranë në aeroportin e Kabulit, ndërsa qindra njerëz u përpoqën të hynin me forcë në aeroplanët, thanë dëshmitarët për Reuters, më 16 gusht.

Një dëshmitar tha se kishte parë trupat e pesë personave duke u dërguar në një automjet. Një dëshmitar tjetër tha se nuk ishte e qartë nëse viktimat u vranë nga të shtënat me armë apo nga rrëmuja e krijuar.

Trupat amerikane, të cilët janë përgjegjës për aeroportin, qëlluan më herët në ajër për të shpërndarë turmën, tha një zyrtar amerikan.

Zyrtarët amerikanë nuk komentuan mbi vdekjet.