Nis java e vaksinimit të popullsisë mbi moshën 18 vjeç

exit.al 16 Korrik 2021, 14:04

Më 19 korrik deri në 25 korrik do të mund të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç.

“Pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinave, kemi vendosur të kthejmë sërish ditët e hapura të vaksinimit, sipas planit të vaksinimit dhe rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Do të jenë datat, nga dita e hënë e javës që hyjmë, deri në datë 25 korrik”, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të premten gjatë vizitës në vendin e vaksinimit në Air Albania.

Të hënën do të mbërrijnë 32 mijë doza vaksine Pfizer.

Në vend janë vaksinuar më shumë se 1 milion e 500 mijë doza vaksine të mbërritura.