Nis gjykimi i ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës

exit.al 2 Qershor 2021, 14:50

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit, GJKKO ka nisur gjykimin kundër Ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës Zamira Rami, sipas mediave, të mërkurën.

Në dhjetor 2020, SPAK dërgoi dosjen në GJKKO, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Zamira Rami akuzohet nga SPAK se në dy raste ka shkelur ligjin duke prishur dy prona të ligjshme të dy shtetasve duke u sjellë atyre një dëm prej rreth 5 milionë e 600 mijë lekësh.

Prokuroria e Posaçme mori nën hetim ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës në janar të këtij viti pasi dy qytetarët që iu ishin prishur objektet kishin bërë kallëzim për shpërdorim detyre në prokurorinë e rrethit.

Zamira Rami e ka drejtuar Bashkinë Gjirokastër, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitet 2015-2019.