Aksion kundër informalitetit të taksive

exit.al 10 Nëntor 2015, 13:11

Ministria e Transportit ka filluar një aksion kundër informalitetit të taksive.

Ministri Haxhinasto deklaroi sot se vetëm në muajin nëntor janë evidentuar në Tiranë 20 taksi që punojnë pa taksimetër.

Gjatë një takimi me Shoqatën e Taksive, Ministri u shpreh gjithashtu se qeveria ka miratuar një plan kombëtar që do të  luftojë informalitetin në fushën e transportit.