Nga sot, qytetarët do të paguajnë 40 lekë për biletën e urbanit

exit.al 1 Shkurt 2016, 09:54

Nga sot, bileta e urbanit kushton 40 lekë. Këshilli bashkiak miratoi vendimin për rritjen e çmimit të biletës në dhjetor të vitit 2015.

Gjatë vitit të kaluar, Shoqata e Transportit Qytetas, e cila përfaqëson operatorët e shërbimit të transporit urban, i kërkoi Bashkisë Tiranë rritjen e çmimit të biletës së transporit urban nga 30 në 70 lekë.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, Zoti Veliaj deklaroi se “bileta e urbanit nuk do të rritet” për sa kohë ai drejton Bashkinë.

Por, pavarësisht deklarimeve të Zotit Veliaj çmimi i biletës u rrit.