"Aplikacioni për leje-daljet e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit!"
Të hënën Kryeministri pezulloi përkohësisht gjobat, për shkak se masa e re, e cila kufizon lëvizjet për pazar në vetëm një anëtar për familje, po haste vështirësi të zbatohej. Qytetarëve u kërkohet që përmes portalit e-albania të deklarojnë orarin se kur një anëtar i familjes do të dalë për të blerë ushqime – kush do të dalë pa e bërë një gjë të tillë gjobitet me 10 000 lekë. Portali e-albania kishte probleme pas fundjavës, çka solli që shumë qytetarë të mos deklaronin dot lëvizjet e tyre. Deri më sot për shkak të masave kufizuese të qeverisë, policia ka gjobitur mbi 2 000 qytetarë me një total prej 334 mijë euro. Për më shumë mund të shqyrtoni edhe artikujt:– Si mund të pajiseni me leje për të dalë nga shtëpia (kliko këtu)
– Sistemi absurd i lejeve: nëse nuk përdor dot e-Albania, duhet dy ditë të marrësh leje (kliko këtu)
– Më shumë se 54 mijë qytetarë do të dalin sot me leje nga e-Albania (kliko këtu)
