Nga java e ardhshme maska e detyrueshme dhe në ambjente të jashtme

exit.al 10 Tetor 2020, 10:32

Maska do të jetë e detyrueshme dhe në ambjente të hapura përveç restoranteve dhe bareve. Masa do të hyjë në fuqi nga java e ardhshme.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të shtunën.

Ai shtoi  se qytetarët që do e shkelin këtë detyrim do të paguajnë gjobën në faturën e dritave.

Kjo masë do të mbikqyret nga policia e shtetit dhe policia bashkiake.

 

Shpërndaje te miqtë