Nga 1 korriku lehtëson më tej masat anti-COVID, shtyhet ora policore

exit.al 30 Qershor 2021, 20:57

Nesër do të lehtësohen disa masa anti-COVID, sipas planit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Nga 1 korriku ora policore do të shtyhet me një orë në orarin 00:00 – 06:00.

Ndërkohë orari për lejimin e muzikës nuk ndryshon.

Nga nesër do të lejohet zhvillimi i kampionateve sportive me prezencë të tifozëve deri në 30% të kapaciteteve.

Do të lejohen gjithashtu aktivitetet e teatrove shfaqeve artistike dhe kulturore dhe konferencave me kapacitet 30% të spektatorëve dhe pjesëmarrësve.