Nënë Tereza do të shenjtërohet

exit.al 18 Dhjetor 2015, 12:25

Vatikani ka vendosur shenjtërimin e Nënë Terezës.

Papa Françesku ka firmosur dje dekretin që i atribon Nënë Terezës së Kalkutës një mrekulli ndërmjetësimi.

Shenjtërimi kërkon konfirmimin e dy mrekullive. Dekreti i djeshëm i Vatikanit i njeh, kështu, Nënë Terezës mrekullinë e dytë, përveç asaj për të cilën ajo u lumturua.

Nënë Tereza u lumturua në vitin 2003 si Tereza e Bekuar e Kalkutës për shërimin nëpërmjet lutjes të një gruaje indiane të sëmurë me tumor.

Nuk është dhënë ende ndonjë datë e saktë për shënjtërimin, por mediat italiane shkruajnë se mund të ndodhë në shtator të 2016, përvjetorin e 19-të të vdekjes së saj.