Ulet TVSH-ja për investimet në infrastrukturë sportive

exit.al 22 Shtator 2020, 19:00

Komisioni i Ekonomisë miratoi të martën (22 shtator) uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për investime në infrastrukturën sportive. Në këtë parashikim përveç komapnive shtetërore dhe federatave sportive do të bëhen pjesë edhe kompanitë private.

Në këtë mënyrë Kuvendi plotësoi një nga katër kërkesat e paraqitura nga Liga e Kampionëve të Futbollit ndaj qeverisë.

Liga profesioniste ka ndërprerë kampionati, derisa qeveria t’i plotësojë kërkesat e saj per uljen e TVSH në 6%, faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore; mos pagimin e TVSH -së për të ardhurat e sportistëve dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.