Në Bjellorusi vijojnë protestat kundër Lukashenkos, policia kërcënon me armë

exit.al 18 Tetor 2020, 17:00

Dhjetëra mijëra protestues kanë marshuar në kryeqytetin bjellorus, Minsk ditën e djelë, pavarësisht kërcënimeve me armë të policisë ndaj tyre. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Aleksandër Lukashenko.

Media lokale Interfax përllogariti rreth 30,000 protestues ditën e djelë, dhe raportoi për zhurma që i ngjanin granadave trullosëse pranë vendit ku po mbahej protesta.

Policia ka ndaluar 50 qytetarë protestues.

Një zyrtar i lartë i forcave të rendit kishe deklaruar javën e shkuar se oficerët e policisë ruajnë të drejtën për të përdorur armë zjarri ndaj protestuesve, shkruan Reuters.

Nga shpallja e rezultatit të votimeve presidenciale, kur kanë filluar edhe protestat kundër Lukashenkos, janë andaluar më shumë se 13,000 qytetarë, përfshi pjestarë të opozitës dhe mediave.

Shpërndaje te miqtë