Ndryshohen drejtorët e policisë në 9 qytetet kryesore

exit.al 5 Korrik 2021, 09:45

Në 9 qytete të vendit u ndryshuan drejtorët e policisë, lajmi u publikua në media, të hënën. Lëvizjet u lajmëruan nga Kryeministri Edi Rama, pas vrasjes së 4 personave e plagosjes së 2 të tjerëve në Velipojë, në qershor.

Drejtorët e rinjë janë:

Zëvendësdrejtori i Policisë Gjirokastër Skënder Hita emërohet Drejtor i Policisë Shkodër.

Drejtori i  Policisë Fier Bledar Çeliku emërohet Drejtor i Policisë Vlorë.

Drejtor i Policisë Korçë Ferdinant Mara emërohet Drejtor i Policisë Fier.

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Policisë Elbasan.

Drejtori i Policisë Durrës Lorenc Shehu emërohet Drejtor i Policisë Lezhë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë Oltion Bistri emërohet Drejtor i Policisë Durrës.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë emërohet Drejtor i Policisë Korçë.

Hamdi Fjore deri tani zëvendës drejtori i Policisë Korçë emërohet drejtor i Policisë Kukës.

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, emërohet drejtor i Policisë Berat.

Dhimitraq Ziu deri tani zëvendës drejtor për sigurinë në Tiranë emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë emërohet Zëvendës drejtor për sigurinë në Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i Policisë Berat emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Policisë Shkodër Niko Brahimaj emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.