Ndërron jetë një 49-vjeçar në Shkodër pasi u përplas nga makina

exit.al 29 Janar 2021, 20:17

Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Koplik – Shkodër.

Viktika ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë.

Shoferi 26-vjeçar është arrestuar ndërsa mediat raportojnë se ai është polic.

Shpërndaje te miqtë