Humb jetën nga Covid-19 mjekja Flutura Harshova

exit.al 10 Dhjetor 2020, 09:34

Një tjetër mjeke ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Flutura Harshorva pneumonologe në spitalin 'Shefqet Ndroqi' nuk e ka fituar dot betejën me virusin.

Ajo ishte shtruar për disa javë në këtë spital dhe gjendja e sa u rëndua.

Harshova shërbeu prej 48 vitesh si pneumologe fillimish në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.

Deri më tani numri i vdekjeve nga rradhët e mjekëve për shkak të Covid-19 ka shkuar 23.

Shpërndaje te miqtë