Legjenda e filmit Sean Connery vdes në moshën 90-vjeçare

exit.al 31 Tetor 2020, 14:33

Legjenda e filmit, Sean Connery, ka vdekur sot (31 tetor) në moshën 90 vjeçare.

Connery u rrit në një lagje të varfër të Edinburgut dhe punoi si lustrues arkivolësh, mjelës dhe roje shpëtimi përpara se të niste një karrierë në aktrim, duke u kthyer në një nga yjet më të mëdhenj në botë.

Connery do të mbahet mend së aktori i parë, që luajti James Bond në filmin “Agjenti 007”, në 1962. Ai  fitoi Çmimin Oskar për rolin e një polici të fortë të Çikagos në " The Untouchables" (1987).

Në moshën 59 vjeçare, revista People e shpalli atë "mashkullin më seksi në botë". Në vitin 2000, ai mori titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Britanike Elizabeth.

Shpërndaje te miqtë