Ndahet nga jeta Gjergj Filipi, Drejtor i Institutit të Statistikave

exit.al 8 Dhjetor 2015, 09:17

Gjergji Filipi, Drejtor i Institutit të Statistikave, u nda nga jeta të hënën në mbrëmje, në një spital të Athinës. Ai vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e pashërueshme. Ai ishte 38 vjeç.

Gjergj Filipi ishte një ndër përfaqësuesit më të mirë të një brezi të ri profesionistësh në Shqipëri. I shkolluar në ekonomi, ai ka punuar për një kohë të gjatë në fushën e studimeve dhe hartimit të politikave publike. Para se të emërohej në krye të Institutit të Statistikave ai ka qenë drejtor i Institutit kërkimor AGENDA dhe specialist i politikave publike në një sërë institucionesh publike.

Gjergj Filipi la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël.