Moska dënon deklaratat e ministrit francez mbi vaksinat ruse dhe kineze

exit.al 11 Korrik 2021, 18:54

Moska dënoi të dielën vërejtjet e ministri francez për Çështjet Evropiane, Clement Beaune mbi vaksinat ruse dhe kineze.

Sipas një raportimi nga agjensia e lajmeve ruse TASS, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke folur në kanalin e saj në Telegram, i konsideroi komentet diskriminuese.

Më herët, Beaune kishte shprehur keqardhje që Greqia lejonte hyrjen në vend të pasagjerëve të vaksinuar me vaksina ruse e kineze.

"Dënojmë Francën për vërejtjet diskriminuese të përfaqësuesit të saj të rangut të lartë, të cilat ringjallin në Evropë frymën e ndarjes neo-naziste," shkroi Zakharova.

Sipas saj, vërejtje të ngjashme janë bërë edhe në të kaluarën nga pala franceze dhe tashmë, mund të cilësohen si qëndrimi politik i vendit.

Por, Zakharova theksoi se Franca nuk ka të drejtë t'u diktojë vendeve cilat vaksina të përdorin.

Diplomatja ruse ironizoi vërejtjet, duke i cilësuar si shprehje zilie, pasi Franca vetë "ndjen keqardhje pasi nuk ka arritur të zhvillojë vaksinën e saj".

"Përpjekjet nga një kompani franceze, e cila u përpoq aq shumë, por nuk ishte në gjendje e ka dështuar. Na vjen keq për dështimin e Francës," tha ajo.

Zakharova vijoi me tonin ironik duke theksuar se, në vend të zhvillonte vaksinën, Franca kishte qënë e zënë "duke përdoruar metoda propagandistike për t'iu kundërvënë suksesit të atyre shteteve, të cilat i kanë demonstruar botës arritjet e shkencës së tyre "

Për ilustrim zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse rikujtoi se Marie Paule Kieny, e cila kryeson komitetin e Francës për vaksinën COVID-19,e konsideron vaskinën rusë efektive.

"Ajo nuk është një propaganduese si Clement Beaune, ajo është virologe - drejtoreshë e kërkimit në Institutin Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor INSERM," përfundoi Zakharova.