Monologu i javës, Rama: Jemi në drejtimin e duhur

exit.al 30 Janar 2017, 10:15

Kryeministri Rama, në monologun e përjavshëm të së dielës në Facebook, foli për zhvillimin ekonomik që Shqipëria ka marrë gjatë Qeverisë Rama. Kryeministri për të disatën herë, u shpreh i sigurtë se shqiptarët do ta votojnë sërish atë për një mandat të dytë si kryeministër 5 vendit. Kryeministri nuk ka bërë asnjë koment për të ardhmen e koalicionit PS-LSI, një ndër çështjet më të diskutuara ditët e fundit në media.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama deklaroi:

  • Programi ynë ekonomik po vazhdon të ecë sipas planit dhe ka arritur objektivat të korrigjimit të çekuilibrimeve që trashëguam dhe të fuqizimit të vazhdueshëm ekonomik.

  • Sot jemi në kushte të reja, ku vendi jo vetëm ka marrë kthesën nga buza e humnerës ku gjendeshim në vitin 2013, por mund të synojmë për shumë më tepër akoma, sepse kemi rezerva të pashfrytëzuara.

  • Reformat e qeverisë janë me rëndësi jetike për rritjen e besimit, nxitjen e investimeve.

  • Reformat po na japin vetëm rezultatet e para, të cilat do të shtohen dhe do të konsolidohen hap pas hapi.

  • Të mos harrojmë që kemi rritur pagat dhe pensionet me 100 milionë dollarë pa rritur borxhin publik.

  • Rritje taksash nuk ka dhe nuk do të ketë.

  • Paralelisht me luftës kundër informalitetit që gjatë këtij viti do të thellohet, ne do nisim realizimin e programit kombëtar të financimit 1 miliardë dollarë për rindërtim.

  • Mandati i parë qeverisës që po shkon drejt përfundimit në disa muaj është vetëm pjesa e parë e një ndeshje shumë të vështirë, të cilën pa diskutim ne do ta fitojmë sëbashku.

  • Mes pjesës së parë dhe të dytë në politikë nuk ka pushim, por ka zgjedhje, por për zgjedhjet kemi ende kohë për të folur sepse çdo ditë deri në rënien e gongut të fushatës elektorale për ne është thjesht një ditë e gjatë punë për të çuar përpara projektin fitues për një rilindje shqiptare.

  • [...] jemi në drejtimin e duhur dhe rruga që kemi bërë mjafton për të qenë të sigurtë për drejtimin!

Shpërndaje te miqtë