Maqedonia rrezikon zgjedhje të parakohshme

exit.al 30 Janar 2017, 09:31

Sipas medias maqedonase Albeu.com, pas dështimit të marrëveshjes me Partinë BDI, Gruevski ka folur për zgjedhje të parakohshme. Ai është shprehur se e vetmja mundësi për të dalë nga kriza në Maqedoni është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Ndërsa zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, u shpreh, mbrëmë, se ende nuk ka vendim partiak për koalicionim. Gjithashtu ai shtoi se BDI i ka paraqitur disa mundësi zgjedhjeje Gruevskit, si qeveri e zgjeruar, të mbetemi në opozitë ose zgjedhjet e parakohshme.

"Nuk kemi vendosur ende në lidhje me pesë opsionet që BDI-ja i ka shtruar në tavolinën e kryesisë, dhe do të vazhdojë debati në lidhje me pikat edhe në ditët në vazhdim”.

Dje ne keqinformuam publikun kur botuam një lajm të portalit Tetovasot që lajmëronte arritjen e marrëveshjes ndërmjet BDI dhe VMRO-DPMNE. Duke iu referuar Tetovasot, ne nuk bëmë një verifikim të dytë të lajmit.

 

Shpërndaje te miqtë