Monologu i javës, Rama — Fare troç, nuk kam më asnjë motiv, të rri në karrigen e kryeministrit

exit.al 11 Qershor 2017, 18:46

Kryeministri Rama, në monologun e kësaj të diele u shpreh se nëse Partia Socialiste nuk fiton 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit, ai nuk do të jetë më Kryeministër.

“Dhe lejomëni sot t’ua them sinqerisht, fare troç, nuk kam më asnjë motiv, të rri në karrigen e kryeministrit si deri më sot duke pranuar që administrata e shtetit të rri peng i partive”,tha Kryeministri Rama.

Ai vazhdoi retorikën e zakonshme propagandistike ku fajin për keqqeverisjen e kanë partitë e koalicionit qeveritar, kryesisht LSI.

Zoti Rama tha se ai ka qënë peng i shantazheve duke pranuar kërkesat e partive të koalicionit me qëlllim realizimin e refomave të qeverisë.

Duke pranuar që për të marrë votat për një reformë për të bërë shtet, të pranojmë shantazhet dhe listat e kërkesave të partive të koalicionit për t’i lëshuar drejtorinë në këmbim të votës, dhe deri edhe vende pastruesesh në institucione për votën për një reformë”, — u shpreh Kryeministri.

Shpërndaje te miqtë