"Bojkotoni zgjedhjet e 25 qershorit! Shqipëria nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme. Elita politike nuk përtërihet. Nqs je i shtrënguar nga represioni i qeverisë të shkosh në zgjedhje, vendosi një Z të madhe gjithë fletës së votimit dhe kthejë votën tënde në refuzim për këtë klasë politike të diskredituar!"
Zoti Kokëdhima është një nga deputetët e parë që humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi u akuzua nga Partia Demokratike për abuzime me procedurat e prokurimit publik. Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin në maj të 2016-ës. Përpara heqjes së mandatit, Zoti Kokëdhima njihej si “beu i jugut” për Partinë Socialiste, por në korrik 2016 ai u largua dhe nga Partia Socialiste. Që atëherë, Zoti Kokëdhima ka nisur një fushatë brenda dhe jashtë PS-së, të quajtur Partia Zgjidhja, e cila nuk është e regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ. Shpërndaje te miqtëIsh-deputeti Kokëdhima kërkon bojkot të zgjedhjeve
Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe drejtuesi i Partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima I ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë zgjedhjet e 25 qershorit. Në profilin e tij në Facebook, Zoti Kokëdhima shkruan:
Të sugjeruara
Ambasadorja Vlahutin kërkon shtyrje të mandatit të saj në Shqipëri
9 Qershor 2017, 11:56Artan Rama dhe Publicus fitojnë çmimin e dytë të Gazetarisë Investigative
9 Qershor 2017, 10:06Pengu i karriges dhe Rama i fushatës
8 Qershor 2017, 20:14
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
