“Miqtë më thonin: “Cristiano, nëse luan mirë ndaj Manchesterit, e imagjinon dot, mund të kalosh tea ta.” Dhe unë u përgjigja me mosbesim, pasi ishte ende herët. Atë mbrëmje luajta jashtëzakonisht mirë…” Cristiano Ronaldo.
Lojtari që vuajti më shumë kalimet e Ronaldos ishte John O’Shea, i angazhuar atë mbrëmje si mbrojtës krahu.“E shihja Ronaldon të rrëmbente gjithmonë topin e t’ia sillte mendien vërdallë Johnit… më vinte ca për të qeshur.” Ryan Giggs.
Sportingu e fiton ndeshjen (3-1) dhe Mikaël Silvestre, i angazhuar edhe ai si mbrojtës atë mbrëmje, do të thoshte:“Në fillim askush nuk e njihte Ronaldon, pas asaj ndeshje të gjithë flisnin për të.”
https://www.youtube.com/watch?v=jfzap6flcC4 Pas ndeshjes, lojtarët e United-it, pritën më shumë se zakonisht për t’u larguar nga stadiumi. Ferguson nuk largohet pa bindur Ronaldon të transferohet menjëherë në Manchester. Për Fernando Santos, asokohe trajner i Sportingut të Lisbonës, ishte një humbje e madhe.“Ronaldo më habiste kur luante me ne te Sportingu… nuk duhej ta kisha aktivizuar kundër Manchester United-it, sepse prej asaj mbrëmjeje e humbëm.”
Manchester United pagoi 17 milionë euro dhe 7 ditë më vonë Ronaldo debutoi në Old Trafford kundër Boltonit. Në shpatulla mbante numrin 7, numër të lëshuar nga Beckham, i cili ishte transferuar te Reali i Madridit për 38 milionë euro. Ronaldo nuk shënoi në atë ndeshje, por i la të gjithë gojëhapur me numrat e tij teknikë.“Ishte një debutim i mrekullueshëm, pothuajse i jashtëzakonshëm.” Sir Alex Ferguson.
“Ishte debutimi më emocionues që kam parë ndonjëherë.” George Best.
Që atëherë në botën e futbollit njihet me inicialet CR7. Ai ka mundur të fitojë 5 vlerësime me Topin e Artë, 5 tituj të Champions League, dhjetëra tituj me Manchester United. Real Madrid e Juventus, 1 Kupë Evrope dhe 1 Kupë Lige të Kombeve me Portugalinë.Përkthyer dhe përshtatur nga La Repubblica.
