“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje.
[…] e kemi hapur garën [zgjedhore] në total në parti, 1 delegat-1 votë, në këtë rast nëse kandidoj, Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar, cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja […]”.
Zoti Haradinaj tha se në AAK të gjitha postet drejtuese do të zgjidhen me votë.“[…] unë kandidoj vetëm për kryetar, mirëpo çdo anëtarë i këshillit drejtues dhe çdo i zgjedhur tek ne është me bazë deleguese, s’ka ex-officio, ministra, deputetë, kryetarë komunash të gjithë janë me bazë deleguese, delegat e pastaj të drejtën me u votuar”.
Prej 29 dhjetorit AAK ka nisur procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në parti. Procesi i riorganizimit të strukturave pritet të përmbyllet deri në muajin maj, ndërsa zgjedhet të zhvillohen në qershor. [embed]https://vimeo.com/384312294#t=35s[/embed]
