7 rregulla të arta për përdorimin e telefonit celular

exit.al 12 Janar 2020, 11:39

Efektet anësore të valëve që lëshojnë celularët mbeten ende diskutueshme. Prej vitit 2013 gazetari Matteo Viviani i emisionit Italian Le Iene ka raportuar rreth rasteve dhe qëndrimeve të ndryshme shkencore për sa i përket kësaj çështjeje.

Dyshohet se valët e celularëve mund të shkaktojnë pasoja të rënda shëndetësore. Për këtë, së fundmi Viviani ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për të shmangur sa më shumë valët e celularëve.

Exit News sjell më poshtë 7 këshillat e tij:

  1. Shmang të folurin me celular duke e mbajtur ngjitur për veshi
  2. Përdor opsionin me zë (altoparlante/speaker) ose flit me kufje (shmang kufjet pa kavo)
  3. Shmang mbajtjen e celularit në xhepa pranë zemrës apo pjesëve intime
  4. Mos flini me celularin poshtë jastëkut, mbajeni së paku 1 metër larg
  5. Shmang telefonatat në mjete që janë në lëvizje (trenë, autobusë, vetura)
  6. Celulari lëshon valë edhe kur nuk është duke pritur/bërë telefonata
  7. Shmangni dhënien e celularëve fëmijëve, në të kundërtën nëse ua jepni për lojëra vëreni në opsionin pa valë (airplane-mode).

[embed]https://www.facebook.com/leiene/videos/778037359375749/[/embed]