Moderna: Vaksina mund të jetë efektive ndaj varianteve të reja të Covid-19

exit.al 26 Janar 2021, 08:44

Vaksina e Moderna mund të jetë efektive dhe ndaj varianteve të reja të koronavirusit.

Sipas një studimi, shkencëtarët e kompanisë pohojnë se vaksina nxit antitrupa dhe kundër varianteve të reja nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut.

Megjithatë ky studim ende nuk është i certifikuar.

Ata janë duke studiuar mostrat e gjakut të personave që janë vaksinuar me Modernën.

Ndërkohë Moderna po kryen studim nëse dhënia e një doze të tretë vaksine është efektive.

Shpërndaje te miqtë