“E marrim si të mirëqenë se këto 900 rase qenkan me Covid-19, nuk mund të ndodhë pasi mjekët e shkruajnë kartelën ku tregojnë shkakun e vdekjes. Ne bëjmë 6 vite shkollë dhe 4 vite specializim për të shkruar këtë kartelë.
Në fund të fundit ky është zanati. Vetëm diagnoza e saktë lejohet të vendoset në skedën e vdekjes. Vetëm tamponi e vërteton. Nëse dikush është në shtratin e vdekjes dhe ka temperaturë nuk mund ta vendosim direkt për Covid. Nuk është e drejtë”.
Mjeku urolog Artan Koni u shpreh se mënyra e raportimit të vdekjeve të lidhura me Covid-19 është një debat në të gjithë botën:“Ky është një debat në të gjithë botën, sepse raportimi i vdekjeve nga Covid bëhet në dy mënyra. Pra, vdekje nga Kovid që raportojnë vetëm ata të konfirmuara. Ka vende që shënojnë dhe ata që janë të dyshuar.
Disa vende kanë pasur pak vdekje, më pas i janë kthyer shifrave dhe i kanë rritur. Për mua duhet bërë siç thotë OBSH.
Të shënohen të konfirmuarit dhe të dyshuarit. Nuk ka manipulim shifrash nga mjekët.Ka raste kur mjekët e kanë shënuar vdekje nga kovid, dhe kjo shifër nuk është raportuar nga MSH në konferencë për shtyp. Kjo mund të jetë”.
Ndërsa drejtori i Urgjencës Skender Brataj u shpreh se:“Në çdo vend të botës, të vdekurit ndahen, nga ato që dalin me tampon pozitiv nga virusi dhe pjesa tjetër kur del tamponi negativ, si do ta vë te lista e vdekjeve Covid. Nuk e luan topi. Tamponi vërteton nëse klasifikohet vdekje me Covid apo jo”.
Ndërsa përfaqësuesi i PD-së Gazmend Koduzi ka sjellë në emission kartelën e një viktime nga kovid, i cili sipas tij nuk është raportuar nga qeveria. Ky debat u ngrit pasi Kryetari i PD-së I ftuar në emisionin ‘Opinion’, javën e kaluar tha se sipas një denoncimi të e të verfikuar nga PD, numri i vdekjeve të lidhura me kovid është 903, në ndryshim nga mbi 50o të raportuara nga qeveria. Shpërndaje te miqtë
