Mjekët e spitalit të Traumës sërish në protestë

exit.al 9 Korrik 2021, 09:26

Mjekët e Spitalit të Traumës po protestojnë sërish kundër arrestimit të kolegëve të tyre.

Mjeku Gent Stroni kërkoi të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. “Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Nuk jemi dakord me aktin e mitmarrjes. Në fillim të gjenden provat e pastaj të arrestohen”, u shpreh ai për median, të premten.

Mjekët protestuan edhe të enjten kundër arrestimti të kolegëve të tyre. Protesta nisi pasi gjykata la në burg dy mjekët e spitalit të Traumës, pasi morrën para nga familjarët e të plagosurit Dyli në përplasjen me armë në Velipojë.