Ministrja Manastirliu: Qeveria, fond 1,2 miliardë për rimbursimin e ilaçeve të Covid-19

exit.al 17 Nëntor 2020, 16:45

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria ka vendosur në dispozicion 1,2 miliardë lekë për rimbursimin e ilaçeve kundër Covid-19. Gjatë inspektimit të Qendrës Shëndetësore numër 4, Manastirliu pohoi se:

"Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliardë lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti i shtetit, por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që është edhe kjo është shumë e rëndësishme”

Ajo i bëri thirrje qytetarëve të lidhen me mjekun e familjes nëse ata kanë simptoma të Covid-19. Ministrja Manastirliu shtoi se buxheti 2021 ka një rritje me 23 përqind të parave për shëndetësinë. Shpërndaje te miqtë