Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon shkarkimin e të gjithë ambasadorëve

exit.al 19 Maj 2021, 20:49

Ministria e Jashtme e Kosovës ka kërkuar largimin nga detyra të të gjithë ambasadorëve të Kosovës. Kërkesa ju paarqit Presidentes Osmai nga ministria e Jashtme, të mërkurën. Zëvendës ministri i jashtëm, Kreshnik Ahmeti shkroi në Facebook se:

"Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm".