Ministria apel qytetarëve të zbatojnë masat anti-Covid

exit.al 9 Nëntor 2020, 09:36

Ministria e Shëndetësisë ka këshilluar qytetarët që të mbrohen nga infektimi me koronavirus duke pasur gjithnjë mjetet mbrojtëse si maska e dezinfektant dhe duke ruajtur distancat sociale.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ministria shkruan se tre hapa të thjeshtë për të parandaluar përhapjes e Covid-19:

  • Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.
  • Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.
  • Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

Po ashtu ministria këshillon që qytetarët të mbajnë me vete gjithnjë maskë, dezinfektant, larësh duarsh, shishe personale me ujë, kartëpeceta dhe vitamin C.

Shpërndaje te miqtë