Banorja: Kam arkitraun e çarë në shtëpinë time.
Ministri: Lërë moj arkitraun.
Banorja: Po si ta lë mor burrë. Nuk e lë.
Në bisedë ndërhyn Drejtorit i Urbanistikës së Bashkisë Lezhë, i cili përpiqet t’i sqarojë gjendjen ministrit Lleshaj. Ai e njofton ministrin se një pallat 12 katësh ka dëmtime të rënda. Trarët mbajtës të katit të tretë janë dëmtuar:“Drejtori: E kemi verifikuar këtë pallat. Në katin e tretë të banimit, në të katërt anët, janë çarë trarët mbajtës”.
Drejtori i Urbanistikës i kërkoi ministri ekspertë të specializuar për të bërë verifikimin e ndërtesës:“Kemi sjellë një grup tjetër ekspertësh për ta verifikuar. Na duhet ekspertizë më e specializuar, sepse..”
Kërkesën e drejtorit, ministri Lleshaj e quan përhapje paniku:“Ti duhet të jesh shumë më i kujdesshëm kur përhap panik”.
Drejtori: Nuk e kam thënë unë këtë.
Ministri: Kush e ka thënë?
Drejtori: Kryetari.
Ministri dëgjohet teksa i bërtet drejtorit, duke i thënë “ca është kryetari”. Drejtori justifikohet duke thënë “në gjykimin tonë ishte shumë e rrezikshme”.Ministri: Po përhapni panik tek njerëzit. Ky është xham dhe xhami nuk është thyer. Budallallëqe kot.
Drejtori: Situata nuk është e mirë.
Ministri : Stooooooppppp.
Drejtori: Sepse e kemi verifikuar
Ministri: Stoooppp. Nëse i thua vetes inxhinjer, mendohu mirë, kur flet.
Ndaj kësaj video reagoi edhe Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet ndaj ministrit Lleshaj për frikësim të ekspertëve dhe përpjekje për t'i fshehur banorëve të vërtetën.
