“Besimi i publikut mund të fitohet, gjatë kësaj krize nëse liderët e BE-së punojnë sëbashku”
Kjo deklaratë e Spahn, vjen pas përplasjes së BE me kompaninë AstraZeneca për prodhimin e vaksinave. Astra Zeneca nuk iu përmbajt kontratës së firmosur me BE-në për sasinë e vaksinave që duhet të dorëzojë pas marrjes së miratimit nga Agjensia evropiane e Ilaceve. Të premten e kaluar, kompania Astra Zeneca njoftoi Komisionin dhe vendet e BE-së se do të japë shumë më pak doza se sa ato të parashikuara në kontratën e mëparshme. Sipas Reuters, kompania ka vendosur dorëzimin e vetëm 31 milionë dozave të vaksinës, rreth 60 përqind më pak se sa marrëveshja e arritur në gusht. Ky vendim i kompanisë nuk u mirëprit nga BE, e cila deri më tani ka paguar 2,7 miliardë dollarë për kompanitë e prodhimit të vaksinave Covid-19. Kompania firmosi në gusht 2020 marrëveshjen për dorëzimin e 300 milionë dozave duke nisur me 15 shkurt, dhe 80 milionë doza të dorëzuar tek 27 vendet evropiane Brenda marsit. Shpërndaje te miqtëMinistri gjerman thirrje për samit për vaksinat
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka bërë thirrje për një samit të BE për vaksinat kundër koronavirusit.
Përmes një postimi në Twitter, Spahn kërkon që liderët e vendeve të BE-së të takohen për të diskutuar në lidhje më këtë çështje.
Të sugjeruara
Nis mbledhja e prokurorëve për emërimin e dy anëtarëve të KLP
28 Janar 2021, 10:47Ulet me 58% numri i të huajve që vizituan Shqipërinë në 2020-ën
28 Janar 2021, 10:30Alaudin Malaj kërkon ndryshimin e trupës së Kolegjit të Apelimit
28 Janar 2021, 10:10
