Ministri Çuçi inspekton Urën e Mifolit: Situata është stabilizuar

exit.al 10 Janar 2021, 17:40

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitoi të dielën Vlorën, ku inspektoi Urën e Mifolit, një prej pikave më problematike sa i përket përmbytjeve. Çuçi tha se niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra dhe se kjo bën që situata të paraqitet e stabilizuar. Ministri tha se stabilizimi i situatës ka ardhur, pasi janë bërë ndërhyrje në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gjatë inspektimit ai deklaroi se policia është në gatishmëri për të ndëhyrë:

“Gatishmëria është e plotë edhe nga Policia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve”.

Përmbytjet si pasojë e motit të keq kanë prekur gjithë vendin dhe kanë sjellë dëmtime në disa qytete. Për një përmbledhje të situatës së përmbytjeve në vend, lexoni këtu. Shpërndaje te miqtë