Infektohet zëvendës drejtori i policisë vendore, Dhimitraq Ziu

exit.al 22 Nëntor 2020, 17:31

Nëndrejtori i Drejtorisë Vendore në Tiranë, Dhimitraq Ziu është infektuar me koronavirus.

Sipas mediave, Ziu ndodhet në gjendje të mirë dhe të stabilizuar.

Më herët është infektuar dhe drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Veliu është vetëkarantinuar në shtëpi dhe deri më tani, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Deri në rikthimin e Veliut në punë, zëvendësdrejtori Albert Dervishi do të drejtojë policinë.

Shpërndaje te miqtë